Site icon Telegrafi

Sonte në kuadër të ‘Verës së Shkupit’ hapet ekspozita retrospektive karikaturiste

Në galerinë Stacioni i vogël sonte në kuadër të ‘Verës së Shkupit’ do të hapet ekspozita retrospektive për 50 vite krijimtari të karikaturistit Jordan Pop Iliev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Këtë ekspozitë e prisja 50 vjet. Vitet e fundit e kam përgatitur këtë ekspozitë dhe ‘Vera e Shkupit’ e pranoi ekspozitën time retrospektivë për 50 vjet karikaturë’, tha në pres-konferencë Pop Iliev i cili për gjysmë vjet karrierë vjet karrierë ka marrë rreth 140 mirënjohje ndërkombëtare.

Në Fakultetin e arteve figurative-Suli Han nga ora 21:00 do të mbahet koncerti ‘Duo Shkupi’ të përbërë nga flautistja Jeta Starova-Memeti dhe violinisti Ermal Mehmeti. Ata do të interpretojnë kompozime nga projekti ‘Tingujt e Maqedonisë 2’, njofton AIM.

Në ‘Verën e Shkupit’ nesër mbrëmë do të fillojë edhe tashmë përmbajtjet tradicionale të festivalit veror-‘Kafe kinema’. Në këtë program kinematografik është projeksioni i dokumentarit amerikan muzikor ‘Bitëllsat: tetë ditë në javë’ nga viti 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version