Telegrafi

Sonte në “Gjith’ fiton Jonida”: ‘Live’ performancë e sfidave dhe shumë befasi!

Në ora 20:00 në gjirafaVideo, live nga shtëpia e tyre, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi do të udhëheqin natën finale të sfidës së tretë, për të cilën kanë ushtruar e punuar gjatë tërë javës.

Klikoni këtu për të ndjekur “Gjith’ fiton Jonida”.

Ky emision në formatin e reality-show, sonte zhvillon natën finale të sfidës 3. Në dy javët e kaluara, Jonida dhe Besniku u sfiduan të bëjnë rap këngë dhe të pikturojnë njëri tjetrin. Sfidën e parë e fitoi bindshëm Besniku, por sfidën e dytë po duket se e ka më të vështirë. Sonte do të kuptojmë fituesin e pikturës më të mirë, dhe njëkohësisht fituesin e sfidës 2.

Por, nata do të arrijë kulmin kur të dy do të prezantojnë para publikut instalacionin e artit të cilin e kanë punuar gjatë javës. Në atë moment do të hapet votimi për fituesin e javës së tretë, i cili do ta bëjë këtë garë shumë interesante.

Sonte, gjithashtu do të shpallet një fitues i kolltukut me ajër, të cilin do ta fitojë ai që ka pikturuar më mirë Besnikun apo Jonidën.

Emisioni “Gjith’ fiton Jonida” po zhvillon javën e tretë dhe befasitë e momentet qesharake po vazhdojnë.

Lufta mes çiftit, karantina, sfidat e dënimet, po e bëjnë këtë emision shumë atraktiv dhe të dashur.
Që të ndiqni natën finale të “Gjith’ fiton Jonida”, ku edhe mund të shihni përmbledhjen javore, si dhe dy të ftuarit shumë të dashur, Fatmir Spahiun dhe Gresa Pallaskën, klikoni këtu.

“Gjith’ fiton Jonida” mund ta ndiqni në gjirafaVideo nga ora 20:00.