Sonte në emisionin “Përballje” flet autori i logos së 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, artisti Zeni Ballazhi.
Çka thotë ai për kritikat se edhe kjo logo është e kopjuar dhe identike më atë kongresit të BDI-së? Cila është përgjigja e tij? Pse kritikët po thonë se logo e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është identike me atë të kongresit të BDI-së? Pse Ballazhi thotë se këto kanë dallime të mëdha dhe cili është shpjegimi i tij?
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafi me gazetarin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:10 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/