Në RTV Dukagjini po vazhdojnë debatet zgjedhore para garës së balotazhit për kryetar të komunave.
Sonte në “Duel D” do të zhvillohet debati në mes kandidatëve për kryetar të Obiliqit.
Në debatin, që do të drejtohet nga gazetari Arben Ahmeti”, përballë njëri-tjetrit do të jenë Xhafer Gashi (AAK) dhe Mehmet Krasniqi (LDK).
Më poshtë lexuesit mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se e ka fituar debatin e sotëm./Telegrafi/