Teatri i Qytetit të Prishtinës – “Dodona”, sot shfaq performancen “Magjitë”, me koreografinë e Livia Leprit, nga trupa italiane, “Danza Estemporada”.
“Magjitë” janë një bredhje përmes zbulimit të vetes dhe momenteve të jetës që e shënojnë njeriun, duke e kthyer banalitetin në epërsi.
“Magjitë” është shfaqje mysafire e festivalit “Albania Dance Meeting” nga Tirana, organizuar nga koreografi i njohur shqiptar, Gjergj Prevazi.
Shfaqja nis në orën 19:00, ndërsa hyrja është pa pagesë.