Të enjten në emisionin “Debat Plus”, me gazetarin Fidan Rama, përballë analistëve do të jenë deputetët e Grupit të Pavarur të Deputetëve (GDP), Visar Ymeri dhe Aida Dërguti.
Ymeri dhe Dërguti do të ballafaqohen me pyetjet e opinionistëve Imer Mushkolaj dhe Armend Muja.
Emisioni do të fillojë në ora 20 e 30, në RTV Dukagjini. /Telegrafi/