Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sonte do të ketë përballje me analistët në emisionin e TV Dukagjini “Debat Plus”, me Ermal Pandurin.
Ndërkaq, përballë Haradinajt do të jenë analistët; Arben Ahmeti dhe Imer Mushkolaj.
Debati do të zhvillohet lidhur me ngjarjet e fundit në vend, deportimin e shtetasve turq nga Kosova dhe vendimet e fundit të Haradinajt përkitazi me ministrin e Punëve të Bredshme dhe Shefin e AKI-së.
Shtetasit turq u dëbuan nga Kosova më 28 mars.
Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë deportuar në Turqi.
Pas këtij rasti, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Sefaj ka dhënë dorëheqje një ditë më parë, ndërkaq Haradinaj për rastin e Gashit tha sot se çështja mbetet në duart e presidentit.
Emisioni fillon në orën 20:30. /Telegrafi/