Site icon Telegrafi

Sonte në “Debat Plus”, Lutfi Haziri përballë analistëve

Nënkryetari i LDK-së që ishte edhe shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, Lutfi Haziri sonte është i ftuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare Lutfi Haziri flet në “Debat Plus” për temat më të diskutuara të momentit.

Si i sheh LDK-ja zgjedhjet e 6 tetorit?

Cila është përgjegjësia e Lutfi Hazirit pse LDK-ja është në vendin e dytë?

A do të heq dorë LDK-ja nga posti i kryeministrit?

A kane filluar bisedimet me Albin Kurtin për krijimin e qeverisë së re?

Kush do të flas për koalicion me LVV, Isa Mustafa apo Vjosa Osmani?

Për këto dhe çështje të tjera që lidhen me aktualitetin, sonte flet Lutfi Haziri.

Lutfi Haziri në “Debat Plus” sonte përballet me analistët duke filluar nga ora 20:35.

Exit mobile version