Njëri nga ish-drejtuesit e UÇK-së, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do të flasë sonte ekskluzivisht nga Haga për intervistimin e tij nga Dhomat e Specializuara.
Veseli në këtë intervistë ka bërë të ditur s se për çka është thirrur nga Gjykata Speciale.
Veseli ka folur edhe për deklaratat e fundit të liderëve në Serbi rreth masakrave në Kosovë, ndërsa ka përmendur edhe takimin e Xhelal Sveçles me Marko Gjuriqin.
Pse u ftua ai në Hagë? Sa ka zgjatur intervistimi? A është i dyshuar apo dëshmitar?
Të gjitha këto, por edhe temat që lidhen me situatën politike, sonte nga ora 20:30 në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Kadri Veseli.