Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj sonte në Debat Plus me Ermal Pandurin, do të përballet me analistët Arben Ahmeti, Ilir Mirena, Fidan Rama dhe Arton Demhasaj.
Në studion e nxehtë të Debat Plusit në RTV Dukagjini, Fatmir Limaj do te flasë për qasjen e tij ndaj proceseve të mëdha te vendit, siç janë taksa, dialogu e marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë.
Cilat janë shtyllat e forta të programit të koalicionit NISMA-AKR-PD, me kë nuk do te pranoj te bëjë koalicion pas zgjedhjeve dhe sa e sheh veten në Qeverinë e re, a ndjehet i tradhtuar nga qeveria PAN që qeverisi për dy vite. Për këto dhe gjithçka tjetër me fillim me ora 20:35, flet Fatmir Limaj.
Ndiqeni debatin me fillim në orën 20:35.
Qëndroni me RTV Dukagjinin.