Emisioni 7 Ditë me Panxhën mbrëmjen e sotme, në episodin e fundit për këtë vit, trajton disa çështje ekonomike që kanë bërë më shumë zhurmë në opinionin publik.
Pasojat e luftës në Ukrainë, inflacioni, kriza energjetike dhe qarkullimi i mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të trajtohen sonte.
Për të diskutuar për këto çështje, në studio do të jetë i ftuar eksperti i ekonomisë, Muhamet Mustafa, si dhe drejtori i Termokos-it, Fisnik Osmani.
“Shkëmbimi i mallrave mes Kosovës dhe Serbisë – trend në rritje apo rënie” dhe “Inflacioni, lufta në Ukrainë e kriza energjetike – si ndikuan në ekonominë e Kosovës”, janë dy storjet e përgatitura nga gazetarja dhe redaktorja e emisionit “7 Ditë me Panxhën”, Agnesa Qorri.
Prandaj, sonte prej orës 23:30, në Klan Kosova (pas Big Brother) dhe në Youtube ju ftojmë ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën”.