Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar sonte në ora 19:30 mbledhje të re të Kryesisë së Kuvendit, ku do të marrin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare në Kuvënd.
Sipas njoftimit nga Kuvendi i Kosovës, mbledhja e Kryesisë është thirrur në bazë të kërkesës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, ku do të , me shqyrtohet Propozimi vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Ekipi negociator i emëruar nga Qeveria do të drejtohet nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.
Kjo seancë e re pritet të mbahet nesër (e martë) një orë para seancës së jashtëzakonshme, e cila është ftuar me kërkesë të opozitës.
Seanca e thirrur nga opozita është vendosur të mbahet në orën 10:00. /Telegrafi/