Telegrafi

Sonte ndeshja kthyese në Holandë, Prishtina kërkon kualifikimin historik

Z Mobile Prishtina do të zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Donar Groningen sonte mbrëma nga ora 20:00.

Klubi i kryeqytetit fitoi me 20 pikë epërsi në ndeshjen e parë që u zhvillua të enjtën në kryeqytet.

Edhe pse u bë një hap i madh drejt kualifikimit, asgjë ende nuk ka përfunduar.

Ekipi duhet të sigurohet që të mos humbë me mbi 20 pikë epërsi në këtë duel.

Në rast të triumfit ose humbjes deri 19 pikë, Z Mobile Prishtina siguron kalimin në rrethin e dytë kualifikues për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në Basketboll.

Kjo do të ishte tashmë arritja më e madhe e ndonjë klubi basketbollistik kosovar, pas dështimit për ta bërë këtë sezonin e kaluar.

Z Mobile Prishtina është konsoliduar fuqishëm këtë edicion dhe kërkon grupet e Ligës së Kampionëve, kurse për kampionatin vendor është favorit absolut që ta rikthejë titullin në kryeqytet. /Telegrafi/