Kombëtarja e Kosovës do të takohet me atë të Islandës me fillim nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’.
Është hera e parë që Kosova pret Islandën në tokën dardane, edhe pse dy Kombëtaret janë takuar edhe më parë.
Më saktësisht tetë vite më parë Kosova dhe Islanda ishin në të njëjtin grup për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2018.
Dardanët në atë kohë ndeshjet si vendas i zhvillonin në ‘Loro Boriqi’ të Shkodrës, pasi nuk ishte gati stadiumi ‘Fadil Vokrri’.
E në dy përballjet me islandezët, Kosova pësoi humbje.
Fillimisht në ndeshjen e parë Dardanët u mposhtën në Shkodër me rezultat 1-2, kur golin e vetme e shënonte Atdhe Nuhiu pas asistimit nga Herolind Shala.
Ndërkohë në sfidën e zhvilluar në Islandë, islandezët triumfuan me rezultat 2-0. /Telegrafi/