Në fund të viteve 60’ dhe fillim të viteve 70’ Kosova përjetoi rritje të autonomisë, duke reflektuar kështu në zhvillim të përgjithshëm social e ekonomik, gjë që u ndje veçanërisht në Prishtinë.
Gjatë kësaj periudhe u shfaq edhe një subkulturë e promovuar nga rinia, kryesisht në formën e poezive e muzikës. Kësisoj edhe u formuan grupe të reja që filluan të luanin muzikë rock.
Sonte, e diele me datë 24 korrik, në festivalin e gastronomisë nata do të quhet “Prishtina Rock’s Night”, ku dy super grupe muzikore do të performojnë duke filluar nga ora 20:00.
Me traditë në këtë industri të muzikës, grupi “Minatori” me “Të dua sa Kosovën” e gjithë hitet tjera do të ndezë atmosferë rocku në “Prishtina Gastronomy Festival”.
E tinguj rock-u do të këndojnë gjatë natës së 24 korrikut edhe grupi i mirënjohur “String String”.
Këtë atmosferë të flakët do të mund ta shijoni edhe më mirë me degustimet e mishit nga “Sarajeva Steak House” dhe koktej nga “Vidasus”.
Festivali më i madh i gastronomisë në vend “Prishtina Gastronomy Festival” ka mbajtur tashmë tri net, ku atmosfera e jashtëzakonshme mbizotori në secilin nga moment.
Edhe sonte, njëjtë, takohemi në sheshin “Adem Jashari” duke filluar nga ora 17:00 me programin e ushqimit dhe nga ora 20:00 me programin muzikor.
Blej biletën në këtë link: