Telegrafi

Sonte, nata finale e emisionit “Gjith’ fiton Jonida” do të jetë e zjarrtë!

Në gjirafaVideo, sonte në ora 20:00 transmetohet nata finale e emisionit “Gjith’ fiton Jonida”. Ky emision u zhvillua për një muaj, ku ndodhën shumë momente qesharake e interesante, të papritura, sfida, e emocione.

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi sonte bëjnë mbylljen e emisionit “Gjith’ fiton Jonida”, një reality-show shumë i pëlqyer dhe atraktiv, me sfida javore, befasi, e të ftuar special. Java e fundit ishte javë e vallëzimit. Jonida dhe Besniku morën sfidën e vallëzimit latin, të votuar nga publiku. Sonte ata do të performojnë sfidën, ndërsa publiku do të votojë fituesin.

Të ftuar gjatë mbrëmjes do të jenë disa fytyra publike shumë të pëlqyera në Kosovë dhe Shqipëri. Dritan Shakohoxha, Gresa Pallaska dhe Olti Curri do të jenë “Miqtë e Shpisë” në natën finale të “Gjith’ fiton Jonida”. Ata do të vlerësojnë sfidat dhe do të diskutojnë rreth betejës një mujore mes Jonidës e Besnikut.

Gjithashtu, në këtë natë të bukur ju mund të shikoni edhe përmbledhjen e momenteve më të mira të këtij emisioni, sfidat e mëhershme dhe ato çaste që e bënë këtë emision të veçantë.

Deri tani, Jonida dhe Besniku janë të barabartë. Besniku kishte fituar sfidën e parë, rap këngën, ndërsa Jonida të dytën, pikturën. Sonte zbulohet edhe fituesi i sfidës së tretë, instalacionit artistik, i cili do ta vendosë njërin në vendin e parë. Se a do të barazohet gjithçka në fund, apo do të kemi një fitues të emisionit, ju mund të vendosni vet, kur gjatë emisionit hapet votimi për fituesin e vallëzimit latin.

Në ora 20:00, në kanalin kushtuar emisionit “Gjith’ fiton Jonida” në gjirafaVideo, ju mund të ndiqni live këto dhe shumë befasi tjera.

Klikoni këtu për të ndjekur kanalin dhe shikoni natën finale të “Gjith fiton’ Jonida”, nga ora 20:00.