Telegrafi

Sonte nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2017”, këto janë shtetet që garojnë (Video)

Sonte (e enjte) mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Eurovision 2017”.

Këngëtarja Lindita Halimi u ngjit në skenë të martën, ku përfaqësoi Shqipërinë me këngën “World”, mirëpo edhe përkundër performancës së shkëlqyer, ajo nuk arriti të kualifikohet në finale.

Lexo po ashtu Shqipëria edhe këtë vit jashtë “Eurovisionit”, Linda Halimi nuk arrin të kualifikohet në natën finale (Foto)

Në natën e sotme, do të garojnë plot 19 shtete, ndërsa nga Ballkani sonte konkurrojnë: Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Rumania.

Edhe Rusia prezantohet sonte në gjysmëfinalen e dytë me këngëtaren e hendikepuar Julia Samoilova, fati i së cilës ende nuk dihet nëse do të lejohet të jetë prezente në festival, apo do të këndojë përmes lidhjes satelitore.

Lexo po ashtu 'Politika' e Rusisë këtë vit në "Eurovision" (Video)

Këto janë shtetet që do të mund t’i ndiqni natën e sotme në kokurrim, bashkë me këngët përfaqësusese të tyre:

1. Tijana Bogicevic – In Too Deep (Serbia)
2. Nathan Trent – Running On Air (Austria)
3. Julia Samoylova – Flame Is Burning (Rusia)
4. Jana Burceska – Dance Alone (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë)
5. Claudia Faniello – Breathlessly (Malta)
6. Ilinca ft. Alex Florea – Yodel It! (Rumania)
7. OG3NE – Lights And Shadows (Holanda)
8. Joci Pápai – Origo (Hungaria)
9. Anja – Where I Am (Danimarka)
10. Brendan Murray – Dying To Try (Irlanda)
11. Valentina Monetta and Jimmie Wilson – Spirit Of The Night (San Marino)
12. Jacques Houdek – My Friend (Kroacia)
13. JOWST – Grab The Moment (Norvegjia)
14. Timebelle – Apollo (Zvicra)
15. Naviband – Story Of My Life (Bjellorusia)
16. Kristian Kostov – Beautiful Mess (Bullgaria)
17. Fusedmarc – Rain Of Revolution (Lituania)
18. Koit Toome and Laura – Verona (Estonia)
19. IMRI – I Feel Alive (Izraeli). /Telegrafi/