Telegrafi

Sonte na presin finalet e mëdha në “Tournament Prishtina”

Pas një jave me atmosferë sportive në Pallatin e Rinis dhe Sporteve, ka ardhur edhe momenti i finaleve të mëdha në “Lesna Tournament Prishtina”.

Turneu më i madh i futsalit që mbahet në fund të festave të fund vitit, solli shumë emocione, gola dhe spektakël në parket, ndërsa sot pritet të jetë kulmi i saj.

Gjithçka do të fillojë me finalen mes mediave ku KTV do të përballet me administratën e FFK-së nga ora 18:00.

Orari i ndeshjeve

Pas tyre është finalja për femra mes Bazelit dhe Mitrovicës, ku pritet një përballje e bukur.

Nga ora 19:00 në fushë do të jenë finalistët e ekipeve U15, ku përballen Kosova VR dhe Podujeva.

Finalja e U13 do të zhvillohet nga ora 20:00, ku Rilindja do të luajë ndaj Top Football.

Nuk mungojnë as ndeshjet spektakolare, kur Veteranët e Prishtinës do të luajnë me Ambasadën Gjermane. Po ashtu do të jetë edhe një ndeshje mes personave me nevoja të veçanta.

Krejt në fun është finalja e madhe ku Smolica takohet me ekipin Bjorn.


Një finale e madhe, pasi në fushë do të jenë lojtarët më të njohur të futsallit kosovar si: 𝐹𝑒𝑑𝑖 𝑃𝑟𝑒𝑛𝑞𝑖, 𝘉𝘢𝘫𝘳𝘢𝘮 𝘙𝘢𝘮𝘢𝘥𝘢𝘯𝘪, 𝘕𝘢𝘳𝘤𝘪𝘴 𝘈𝘭𝘪𝘣𝘦𝘨𝘶, 𝘙𝘢𝘮𝘢𝘥𝘢𝘯 𝘈𝘭𝘢𝘫, 𝘔𝘢𝘭𝘶𝘴𝘩 𝘘𝘦𝘳𝘪𝘮𝘪, 𝘏𝘢𝘭𝘪𝘮 𝘚𝘦𝘭𝘮𝘢𝘯𝘢𝘫, 𝘚𝘩𝘦𝘧𝘬𝘪 𝘒𝘢𝘮𝘦𝘳𝘪, 𝘈𝘻𝘦𝘮 𝘐𝘣𝘳𝘢𝘩𝘪𝘮𝘪, 𝘠𝘭𝘭𝘪 𝘔𝘢𝘻𝘳𝘦𝘬𝘶, 𝘓𝘰𝘯𝘪 𝘔𝘢𝘹𝘩𝘢𝘳𝘳𝘢𝘫, 𝘈𝘳𝘪𝘧 𝘓𝘪𝘮𝘢𝘯𝘪, 𝘔𝘦𝘭𝘰𝘴 𝘒𝘦𝘭𝘮𝘦𝘯𝘥𝘪, 𝘑𝘦𝘵𝘮𝘪𝘳 𝘎𝘢𝘴𝘩𝘪, 𝘌𝘳𝘮𝘪𝘳 𝘒𝘳𝘺𝘦𝘻𝘪𝘶, 𝘏𝘢𝘭𝘪𝘭 𝘙𝘳𝘢𝘩𝘮𝘢𝘯𝘪 e 𝘍𝘢𝘵𝘣𝘢𝘳𝘥𝘩 𝘈𝘣𝘢𝘻𝘪.


Finalja fillon në ora 21:00, ku nuk do të mungojnë as befasitë e tjera nga organizatorët. /Telegrafi/