Site icon Telegrafi

Sonte mund të largohet një prej banorëve të reality show “Kooperativa”

Po kërkon të largohet një prej banorëve të shtëpisë më të famshme kosovare “Kooperativa”.

Alban Ukaj mund të largohet prej reality show pasi që ka kuptuar se bashkëshortja e konkurrentit është shtatzënë.

Megjithatë, nuk dihet nëse prizrenasi do të del prej garës ndërsa pritet të bëhet baba i një djali.

Theksojmë se deri tash është vënë gurthemeli i i shtëpisë, ku banorët do të përkujdesen që në mesin e shumë diskutimeve, intrigave dhe historive të ndërtojnë shtëpinë e një familje skamnore.

Kujtojmë se kryepunëtor është fituesi Big Brother Albania, Vesel Kurtishaj ndërsa herë pas here do të marrin pjesë edhe dhe personalitet të njohura shqiptare.

Telegrafi do t’iu sjell në vazhdim ditë pas dite se çfarë po ndodh në Kooperativa.

Exit mobile version