Telegrafi

Sonte mësohet finalisti i dytë i “Detektivit”, fituesi merr  “Renault Clio”

Emisioni “Detektivi” në gjysmëfinalen e parë mbrëmjen të së shtunës ka finalistin e parë. Ai është Besfort Shala. Kalimin në finale, sipas tij, e kanë bërë më të vështirë kandidatët e fortë që ishin pjesë e “Detektivit”.  

Emisioni “Detektivi” një format i veçantë i kuizit i cili është pritur shumë mirë nga publiku pas një maratonë episodash, ka përfunduar gjysmëfinalen e parë ditën e shtunë, duke e dhënë emrin e finalistit dhe njeriut që i është afruar çmimit të madh “Renault Clio”.

Besfort Shala tha se kalimin e tij në finale e kanë bërë më të vështirë kandidatët e fortë që ishin pjesë e Detektivit

“Sa më lart që jam ngjitur në nivele më është dukur gara më e vështirë. Kemi mjaft kandidatë të fortë”, tregoi Besfort Shala për RTV Dukagjinin.

Finalisti i parë, Besforti po ashtu tha se ende nuk e ka menduar destinacionin e parë që do ta bëjë me veturën e re, nëse ai do të jetë fituesi i saj.

“Do të jetë një udhëtim sigurisht diku afër. Do të jetë sigurisht një ditë e gëzueshme nëse e fitoj veturën”, shtoi më tej Besfort Shala.

Finalisti i dytë i “Detektivit”, do të vendoset sonte, kurse finalja e madhe  do të transmetohet direkt në TV Dukagjini më datë 4 shtator.