Franz Beckenbauer ka folur edhe një herë rreth triumfit të Bayern Munichut ndaj Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët fituan 8-2 ndaj skuadrës katalunase, ndërsa presidenti i tyre ka vazhduar të diskutojë rreth asaj fitoreje edhe pse sonë luajnë në finale të garës më të madhe për klube në Evropë.
Para finales, Beckenbaur ka dhënë mendimin e tij për kundërshtarin e tyre, Paris Saint-Germain, mirëpo nuk e ka lëshuar mundësinë që të krahasojë ata me Barcelonën.
“Kur Bayerni luajti kundër Barcelonës, unë gjithmonë e kam ditur se ata kanë një pikë të dobët ku mund t’i mposhtim”, ka thënë ai.
“Ky nuk është rasti me PSG-në, ata nuk kanë ndonjë pikë të dobët. Edhe nëse i krahasojmë Neymarin dhe Mbappe, nuk ka lojtar që është në nivelin e tyre”.
“Më pëlqen PSG-ja. Është një skuadër e balancuar, ka lojtarë të pabesueshëm dhe janë në formë të mirë”.
“Ata kanë bërë disa gabime, mirëpo ne në portë e kemi Neuerin, një top portier, që mund t’i mbulojë gabime e lojtarëve tanë”, ka shtuar më tej Beckenbauer. /Telegrafi/