Një nga këngëtaret më të veçanta të skenës muzikore shqiptare, Diona Fona, sonte publikon projektin e ri.
Bëhet fjalë për një videoklip atraktiv i cili vjen si risi para sezonit veror.
Burimet e Telegrafit mësojnë se ky projekt titullohet “Havera”, teksa tekstin e këngës e kanë shkruar vet Diona Fona dhe hip hop ylli, Gjiko.
Muzikën e ka punuar Redbox, kurse klipi është punuar nga Valon Aziri.
Diona Fona është këngëtare e re e cila njihet për “covers” të hiteve të mëdha botërore ku ajo vuri në pah kualitetet e saj vokale.
Ky projekt lansohet në ora 18:00 dhe vjen si premierë në portalin Telegrafi dhe AVD Digital në kanalin zyrtar të këngëtares. /Telegrafi/