Telegrafi

Sonte, koncerti i madh STEEL WINGS KOSOVA në Gjakovë (Foto/Video)

Edhe pak çaste na ndajnë nga fillimi i koncertit të madh të STEEL WINGS KOSOVA në Gjakovë.

Mbi 500 motoristë të zjarrtë nga Kosova dhe rajoni sonte (e shtunë) me zërin e tyre do të dridhin rrugët e Gjakovës, ku pas defilimit të tyre pik grumbullimi i tyre do të jetë në parkun qendror në Gjakovë pas Pallatit të Kultures me megakoncert të organizuar dhe të mbështetur nga brendet gjigante LASHKO dhe SOLA.

Drejtuesi i STEEL ËINGS KOSOVA, Berat Rugova, ka konfirmuar se janë gati për të filluar dhe se të gjithë pjesëmarrësit vetëm kanë arritur në qytetin e Gjakovës me motoçikletat e tyre luksoze të papara deri më tani do të ofrojnë një shoë spektakolar gjatë natës së sotme.

Muzikë, birrë dhe grill do të jene sonte pikat kyçe të dëfrimit për qytetarët e Gjakovës dhe më gjerë, andaj ftohen të gjithë qytetarët, të cilët janë të zjarrtë dhe dëshiroj të dëfrehen dhe të shikojnë performanca ekskluzive të motoristëve profesionalë që sonte të mos mungojnë në këtë event.