Site icon Telegrafi

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Gazetarja Anila Hoxha, pjesë e panelit të emisionit Top Story këtë të enjte, ku rrëfeu detaje nga dosja e vrasjes së Ramzan Matajt.

Ajo tregoi bisedën e fundit mes viktimës dhe babait të tij.

Në telefonin e viktimës u gjet gjithashtu edhe biseda në Instagram me autorin, i cili u shtir si një vajzë për ta nxjerrë në pritë dhe vrarë më pas me breshëri arme.

Babai: Pse kaq vonë mor bir?

Ramazan Mataj: Lam takim për t’u njohur me një vajzë, se kam qëllime serioze, ajo do të dalë me një shoqe.

Autori i kamufluar si një vajzë: Nëse nuk beson mos më shkruaj, sonte ke rastin shi është duke rënë, bukur do ishte.

Exit mobile version