Site icon Telegrafi

Sonte ju nuk do të shkoni në “Zone Club”, por “Zone Club” do të vijë te ju

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat parandaluese të përhapjes së coronavirusit duke shmangur hapësirat publike, “Zone Club” ka menduar për një mënyrë alternative për t’iu ofruar argëtim klientëve të saj.

Kështu ata vendosën që qëndrimin në shtëpitë tuaja t’ua bëjë sa më argëtues.

Sonte (e premte) nga ora 23:00 livestreamInstagram, Facebook dhe YouTube do të jenë DJ Jungle dhe DJ Bannzz.

Këtë lidhje direkte mund ta ndiqni në të gjitha rrjetet sociale të “Zone Club”.

Telegrafi gjithashtu transmeton direkt këtë event në rrjetet sociale dhe rubrikën Magazina. /Telegrafi/

 

Exit mobile version