Telegrafi

Sonte janë rivalë në fushë, por jashtë saj Tomori dhe Abraham janë ‘vëllezër’

Do të jetë një lojë e veçantë këtë mbrëmje për sulmuesin e Romës, Tammy Abraham dhe mbrojtësin e Milanit, Fikayo Tomori, teksa përballen miqtë e përjetshëm dhe ish-shokët e skuadrës së Chelseat.

Ishte pikërisht Tomori ai që Abrahami e thirri për këshilla kur flitej për një kalim të mundshëm te Giallorossët në këtë verë.

Tomori kishte qenë në Itali për më shumë se një vit tashmë, pasi iu bashkua Milanit fillimisht si huazim nga Chelsea në janar të vitit 2020 dhe më pas e bëri atë një transferim të përhershëm.

Dyshja e kanë njohur njëri-tjetrin që kur ishin gjashtë vjeç, duke u ngjitur së bashku përmes akademisë së të rinjve të Chelsea.

Abrahamit sigurisht që nuk u pendua as për transferimin në Itali, pasi ai shënoi katër gola në nëntë ndeshjet e tij të para konkurruese për Romën, megjithëse ka rënie në formë në skuadrën e Jose Mourinhos.

Kur transferimi përfundoi, Tomori me shaka në Instagram tha se dyshja “nuk mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit! Udhëtimi vazhdon vëlla, jam shumë i lumtur për ty!

“Por, tani ne jemi rivalë”.

Abraham ia kishte kthye me të qeshura se ata të dy nuk mund të ndahen.

Roma dhe Milani përballen sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Olimpico”. /Telegrafi/