Telegrafi

Sonte hapet sezoni i ri i Kinoklubit francez në Kinotekën e Maqedonisë

Me projeksionin e filmit ‘Këngë dashurie’ sonte në Kinotekën e Maqedonisë do të hapet sezoni i ri i Kinoklubit francez, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç infomojnë prej Institutit francez në Shkup, bëhet fjalë për film i cili në vitin 2008 fitoi çmimin ‘Cezar’ për muzikën më të mirë dhe ka 20 nominime të tjera të ndryshme.

Javorja e njohur franceze për të rinj ‘Lezenrok’ e vlerësoi këtë film si ‘dramë muzikore argëtuese dhe film të hareshëm dhe të thellë për dashurinë dhe mungesën’, njofton AIM.

Filmi është me përkthim në gjuhën maqedonase. /Telegrafi/