Telegrafi

Sonte hapet festivali ”Skopje Strip Fest”

Ekspozita dhe muzika do të hapin sonte në Shkup festivalin ”Skopje Strip Fest”, që do të zgjatë deri më 3 korrik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky festival do të bashkojë disa botues të stripeve, strip autorë, shoqata, animatorë, gejmera (lojtarë), muzicientë dhe shumë të rinj tjerë të interesuar.

Festivali do të përfundojë me program kushtuar lojrave sociale dhe argëtuese, ndërkaq do të mbahet dhe turneu në lojën e njohur botërore ”Magic the Gathering”./Telegrafi/