Telegrafi

Sonte hapet ekspozita e Omer Kaleshit në galerinë e ASHAM-it

Në Sallonin ekspozues të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, sonte prej orës 19:00 do të hapet ekspozita e veprave të piktorit shqiptar nga Maqedonia dhe me karrierë botërore Omer Kaleshi, i cili para tre vitesh e fitoi Medaljen për merita për Maqedoninë nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kaleshi me origjinë nga Kërçova, sot jeton dhe vepron në Paris të Francës. Ka pasur numër të madh ekspozitash në Maqedoni dhe botë, njofton AIM.

ASHAM kumtoi se në hapjen e ekspozitës së Kaleshit, fjalime do të mbajnë edhe kryetari i Akademisë, Taki Fiti, akademikët Luan Starova dhe Gazanfer Bajram, si dhe arkitekti Klime Korobar.