Ekspozita e fotografive ‘Adventure 2017’ i Shoqatës për sport dhe rekreacion ‘I pari deri në maje’ do të hapet sonte në ‘NLB’ galerinë në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 5 shkurt dhe do të ekspozohen 80 fotografi të selektuara nga ngjarjet e deritanishme dhe aktivitetet të cilat i ka organizuar Shoqata në dhjetë vitet e kaluara si dhe vizitorët do të mund të shohin edhe pjesë nga arkivi i pasur të foto dokumenteve të ndryshme të ngjarjeve të ndryshme sportive.
Poashtu në hapjen e panairit do të prezantohet edhe programi i aktiviteteve dhe ngjarjeve për këtë vit. /Telegrafi/