Telegrafi

Sonte fillon PriFest, gjithçka gati për edicionin e 11-të

Tashmë gjithçka është gati për të nisur një edicion tjetër të suksesshëm të Festivalit ndërkombëtar të Filmit, PriFest.

Me 6 ditë festive, me mbi 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, shumë, aktivitete, punëtori, e mbrëmje festive me muzikës Live dhe DJ artistë të huaj, PriFest do t`i japë një atmosferë akoma më të mirë kryeqytetit.

Një nga të veçantat e këtij edicioni të PriFest, është hapja e festivalit e cila do të bëhet në tri lokacione të ndryshme në mënyrë të sinkronizuar.

Filmi debutues i regjisores Arzana Kraja, “Fusha e Mëllenjave” do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të sivjetshëm të PriFest, në natën solemne të datës 16 korrik në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nga ora 21:30.

“Fusha e mëllenjave” do të shfaqet nga ora 22:00 edhe në Kino ABC. Në anën tjetër, nga ora 22:00, në kinemanë e hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të shfaqet filmi dokumentar “Mjaltë nga Shkëmbi”, i cili i është dedikuar pikërisht heroit tonë kombëtarë Zahir Pajaziti.

E siç e do tradita, për të përmbyllur natën e parë të PriFest, në Lokalin Bon Vivant, do të organizohet aftër party, me muzikën e mrekullueshme të bendit “Don’t listen to your Neighbors”.

Biletat për t`i parë filmat, shiten cdo ditë në hapësirat ku do të shfaqen të gjitha filmat, në Teatrin Kombëtar, Kino ABC, Kino Armata. Ndërsa filmat që shfaqen në Open Air, në sheshin “Zahir Pajaziti”, janë falas. Ndërsa, studentët dhe personat mbi 65 vjet, do të kenë mundësi t`i shohin të gjitha filmat e festivalit pa pagesë.