Agron Shporta, organizator i edicionit të gjashtë i NGOMfest, në ‘’Ora e Pasdites’’ në Klan Kosova, tregoi rreth detajeve që do të përmbaj ky festival muzikor i cili tashmë është bërë edhe traditë në vendin tonë.
Shporta tha se kësaj radhe kemi sjell shumë risi për të argëtuar qytetarët e Kosovës, duke parë vet faktin që lokacioni i zgjedhur për të mbajtur edicionin e gjashtë të NGOMFEST, është Prizreni.
‘’Po ‘’NGOMfest’’ fillon nga kjo mbrëmje e do të zgjatë deri të dielën, më 10 korrik. Më e reja që kemi arrit të sjellim në këtë edicion të gjatë të këtij festivali, është se kësaj radhe kemi lokacionin e ri i cili është qyteti i bukur i Prizrenit’’, tha Shporta, njofton Klan Kosova.
‘’Ky edicion do të realizohet në dy skena kryesore. Me një lokacion i cili gjendet në zemër të qytetit NGOMfest do të sjellë rryma të ndryshme të muzikës. Duke filluar nga nata e parë do të ketë këngë të zhanrit HipHop e duke vazhduar me natën e dytë me Bende të tjera nga Kosova si dhe nga Gjermania poashtu’’.
‘’Çmimet e biletave ditore në këtë festival vijnë me vlerë nga 5 Euro, e duke ndryshuar çmim varësisht prej dëshirës së muzikës që e ke. Ne përmes këtij festivali i cili mbahet për herë të parë në lokacionin e Prizrenit, qysh nga fillimi i NGOMfest, duam të përçojmë një mesazh që muzika i bashkon të gjithë pa asnjë dallim’’.
‘’Ditët më të kërkuara për sigurim biletash për NGOMfest, janë e enjtja do të thotë sot, si dhe dita e shtunë. Performancat do të fillojnë çdo natë në këtë periudhë të caktuar kohore nga ora 21:00 e deri në orën 06 të mëngjesit’’.
Meqë ky festival ka një kohë të tillë për performime për të argëtuar qytetarët, në Marash tashmë gjendet edhe kampi në të cilin të interesuarit mund të kalojnë natën.
‘’Meqë festivali jonë fillon në një kohë të tillë kampi gjendet në Marash, por është mirë që ata që mendojnë të kalojnë një natë duhet të rezervojnë më herët për të siguruar tendën. Çmimi për një të tillë kushton rreth 5 euro.’’, tha organizatori i edicionit të gjashtë i NGOMfest, Agron Shporta.