Sonte në mbrëmje (e premte) fillon edhe festa e madhe në Konak të Rahovecit për edicionin e ri të HardhFest.
Skena e madhe e ngritur në lokacionin e quajtur Konak afër Stone Castle sjell emrat më të mëdhenj të muzikës rok dhe elektronike.
Troja do të performojë në natën hapëse, ku do të shënohet rikthimi i madh i rock grupit kosovar.
Pritet që po ashtu të performojë rock grupi suedez, Madman’s Choice dhe grupi i sapo themeluar, enkas për festival, Rahoveci All Stars.
Natën do ta mbyllë ylli i muzikës elektronike, Nouveaubeats i cili vjen nga Amsterdami.
Nata e dytë pritet të jetë edhe më spektakolare pasi të shtunën performojnë Eugent Bushpepa dhe Kee Marcello me bend nga grupi legjendar Europe.
HardhFest mbahet më 7, 8 dhe 9 shtator. /Telegrafi/