Telegrafi

Sonte fillon finalja e madhe në NBA

Finalja e shumëpritur në NBA, ndërmjet Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers, do të startojë sonte pas mesnate në ora 3:00.

Kjo do të jetë finalja e tretë me radhë ku do të përballen mes veti këto dy skuadra, ku secila nga një herë ka fituar.

Golden State Warriors, sivjet duke transferuar në skuadër super yllin Kevin Durant, kërkon që të hakmerret ndaj Clevelandi që pësuan vjet nga avantazhi 3-1.

Ndërsa kampioni aktual i NBA-së, Cleveland, do të luftojë që titulli të mbetet në qytet edhe sivjet, derisa kjo do të jetë finalja e shtatë radhazi për liderin e skuadrës LeBron James, i cili deri më tani i ka 3 tituj të fituar.

Theksojmë se skuadra e cila fiton katër ndeshje nga seria, do të shpallet kampion. /borozani/