Në Kiev sot fillon edicioni i 62-të i Eurosongut. Në natën e gjysmëfinales do të marrin pjesë 18 vende.
Gara më e popullarizuar e muzikës evropiane sivjet mbahet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, falë fitores së fituesit të vitit të kaluar Xhamala, i cili triumfoi me këngën “1944”. Kjo është hera e dytë që Ukraina të jetë organizatore e kësaj garë, pas vitit 2005.
Përfaqësuesja e Maqedonisë Jana Burçeska me këngën “Dance Alone” do të marrë pjesë e treta me radhë në natën e dytë të gjysmëfinales. Gjysmëfinalja e dytë është caktuar për të enjten, 11 maj, ndërsa finalja do të mbahet të shtunën më 13 maj.
Lindita Halimi, këngëtarja që këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion do të prezantohet me këngën e saj “World”.
Në gjysmëfinalen e parë marrin pjesë: Suedia, Gjeorgjia, Australia, Shqipëria, Belgjika, Mali i Zi, Finlanda, Azerbejxhani, Portugalia, Greqia, Polonia, Moldavia, Islanda, Çekia, Qiproja, Armenia, Sllovenia dhe Letonia. Të drejtë vote do të kenë publiku dhe anëtarët e komisionit të jurisë nga vendet pjesëmarrëse, si dhe finalistët e drejtpërdrejtë nga Italia, Britania e Madhe dhe Spanja.
Në natën e gjysmëfinales së dytë të drejtë vote sërish do të ketë publiku dhe komisioni i jurisë nga vendet pjesëmarrëse të gjysmëfinales së dytë, si dhe finalistët e drejtpërdrejtë nga Gjermania, Ukraina dhe Franca. Midis pjesëmarrësve janë: Maqedonia, Austria, Serbia, Malta, Rumania, Holanda, Hungaria, Danimarka, Irlanda, San Marino, Kroacia, Norvegjia, Zvicra, Bjellorusia, Bullgaria, Lituania, Estonia dhe Izraeli.