Site icon Telegrafi

Sonte fillon “Beer & Wine Fest 4”, Alban Skenderaj bën hapjen (Foto)

Sonte fillon festivali i Birrës dhe Verës në Prishtinë.

Për pesë natë, artistë dhe D.J. të ndryshëm do të përkujdesen për muzikën dhe të pranishmit Platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Alban Skenderaj do të bëjë hapjen e festivalit sonte, ndërsa në ditët në vazhdim do të performojnë edhe Flaka Krelani, Dj Gamble, Offchestra e Baboo Darabukat.

Festivali do të fillojë me muzikë nga ora 15:00 dhe do të zgjasë deri në ora 12:00 të mesnatës.

Hyrja për në këtë festival do të jetë 1 euro për person dhe ndalohet rreptësisht hyrja për personat ndër 18 vjeç, ndërsa pijet do të kushtojnë sipas çmimeve promocionale.

Exit mobile version