Site icon Telegrafi

Sonte festimi qendror i ditës së pavarësisë së Maqedonisë

Nën moton “Maqedonia e lirë, e lirë jeton”, sonte në objektin e qeverisë do të mbahet festimi solemn me rastin e 26 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë.

Nikoqir i festimit qendror me rastin e Ditës së pavarësisë sivjet është Qeveria e Maqedonisë para pllajës së të cilës do të vendosen instalime artistike interaktive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të festimit qendror është paraparë të mbajë fjalim edhe kryeministri, Zoran Zaev.

Paradite delegacioni qeveritar do ta vizitojë shtëpinë përkujtimore të restauruar të Bllazhe Koneskit në fshatin Nebregovë.

Shënimi i Ditës së pavarësisë filloi dje pasdite me ngjarje sportive “Vrapo, luaj, aktivizohu”, në organizim të Agjencisë për Rini dhe Sport.

Republika e Maqedonisë shënon 26 vjet të referendumit të zbatuar me sukses në të cilin qytetarët e Maqedonisë u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran.

Shumica bindëse, mbi 95 për qind e qytetarëve që kanë dalë në referendum, më 8 shtator të vitit 1991, pozitivisht janë përgjigjur në çështjen e referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në union të ardhshëm të shteteve sovrane të Jugosllavisë”./Telegrafi/

Exit mobile version