Telegrafi

Sonte eliminohet njëri prej banorëve të reality showt Kooperativa

Tash e dy javë ka filluar transmetimin reality show më i ri kosovar, Kooperativa, që transmetohet në RTK 4.

Ndryshe nga prodhimet tjera, Kooperativa është një emision real i cili ka qëllim humanitar – ndërtimin e një shtëpie.

Katër banorët e nominuar, Albani, Migjeni, Egzoni dhe Lulzimi, ditë më parë janë dënuar që të ruajnë punishten e shtëpisë për 24 orë pas mos respektimit të rregullave dhe numrit të vogël të votave.

Lexo po ashtu Të gjithë së bashku për një qëllim human – banorët flasin për misionin e tyre në Kooperativa reality show (Foto/Video)

Sot rreth orës 21:30 do të eliminohet njëri prej garuesve, të cilët gjatë këtyre javëve ndihmuan që të ndërtohet një shtëpi për një familje në nevojë.

Vesel Kurtishaj është pjesë e këtij reality show, i cili është zgjedh edhe kryepunëtor. /Telegrafi/