Sonte duke filluar nga ora 20:30, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin do të ndiqni rrëfime ekskluzive për krimet serbe të bërë në Kosovë.
Dëshmitari, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe tregon se kush ka bërë masakra në Kosovë para dy dekadash.
Ku ka pasur varreza masive sipas tij dhe ku janë zhdukur kufomat e shqiptarëve të vrarë.
Ndërsa Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq tregon se çfarë ka kërkuar nga Vuçiq për viktimat shqiptare.
Edhe çështja e të pagjeturve do të jetë temë diskutimi në debat.
Këto dhe shumë detaje tjera, sonte nga ora 20:30 në RTV Dukagjini.