Telegrafi

Sonte dueli i parë i Play-Off, Bashkimi-Peja

Bashkimi nis për herë të parë pas 15 viteve nga pozita e dytë rrugëtimin në ‘Play-Off’ (pjesën përfundimtare të stinorit).

Sonte në Sezai Surroi, që pritet të jetë i mbushur me shikues, portokallezinjtë do të presin Pejën, në duelin e parë gjysmëfinale të ‘Play-Off’.

Bashkimi që në stinorin e rregullt ka fituar 3-1 me ndeshje ndaj Pejës, sonte do të kërkojë fitoren e parë gjysmëfinale, duke llogaritur edhe përparësinë e terrenit.

Peja në anën tjetër, e dobësuar shumë për shkak të krizës financiare që e kapi ekipin në muajt e fundit, në duelet e fundit është futur me lojtarët vendorë, disa juniorë dhe nga të huajt vetëm Robert Abramovic, që ka pranuar të luaj deri në fund të stinorit pa pagesë!

Ndeshja zhvillohet sonte prej orës 19:30, ndërsa fituesi do të merr epërsinë 1-0 në seri, para ndeshjes së radhës që zhvillohet në Karagaç të Pejës. /borozani/