Edhe kësaj radhe palestra “Sezai Surroi” pritet të mbushet përplot me “Arpaxhikë” të cilët i duhen skuadrës së tyre për ta motivuar për një fitore eventuale ndaj bardhekaltërve.
Sigal Prishtina e mposhti Sigkos Bashkimin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-offit me rezultat 76:67, ndeshje kjo që në përgjithësi ishte e barabartë.
Për bardhekaltërit ende nuk dihet se a janë riaftësuar të huajt, Alvin Snow dhe Julian Terrell, mungesa e të cilëve u vërejt shumë në ndeshjen e parë. /Telegrafi/