Site icon Telegrafi

Sonja Simovska zgjidhet u.d. kryeprokurore me mandat gjashtë mujor

Në seancën e sotme të Këshillit të prokurorëve publikë, Sonja Simovska, është zgjedhur ushtruese detyre prokurore publike republikane. Zgjedhjet pasuan sepse prokurori Ljubomir Joveski po pensionohet dhe partnerët e koalicionit nuk arritën të merren vesh se kush do të jetë prokurori i ri.

Pasi u bë e qartë se deri në fund të vitit nuk do të mund të zgjidhej prokurori i ri republikan, u zgjodh ushtruese detyre. Mandati i Simovskas nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj.

Simovska në këtë post u zgjodh unanimisht. Ajo është zgjedhur edhe zv.prokurore e shtetit është zgjedhur në janar të vitit të kaluar, ka mbajtur edhe pozitën e prokurores së lartë publike në Prokurorinë e Lartë Publike të Shkupit.

Pas shpërbërjes së PSP-së, ajo ishte përfaqësuese e prokurorisë në rastin “Titanik 2”.

Ndryshe, sipas informacioneve, në garë për prokurorin e ri publik republikan janë Fatime Fetai, Lidija Raiçeviq dhe Ljupço Kocevski.

Exit mobile version