E buzëqeshur dhe e lumtur, ajo në një mënyrë indirekte e pohoi lidhjen e re që vjen pas divorcin me bashkëshortin, Mirko.
Mediat në Shqipëri tashmë kanë dhënë edhe detaje të tjera në lidhje me të dashurin e ri të Sonit.
Sipas Panorama, ajo ka nisur bashkëjetesën me Klevin dhe thuhet se tash e nëntë muaj ndajnë të njejtën çati, bashkë me vajzën e këngëtares nga martesa e parë.
I dashuri i saj është një biznesmen i një bar-kafe në Tiranë dhe po e shoqëron Sonin në çdo event. Sipas gazetës, së fundmi ata ishin bashkë në sallën e Universitetit të Arteve për të përcjellur monodramën ‘Legjenda e Pianistit’, dhe megjithë tentativat për të mos rënë në sy, kjo ka qenë e pamundur.
Shpresojmë e urojmë lumturi për çiftin në këtë periudhë kur po konsolidojnë kalanë e bukur të historisë së tyre. /Telegrafi/