Kohëve të fundit disa nga artistët shqiptarë janë përballur me sulme kibernetike.
Prezantuesja Rudina Magjistari dhe këngëtari e moderatori Ardit Gjebrea, ditë më parë deklaruan se njerëzit po keqpërdorin emrin dhe imazhin e tyre për qëllime të tjera.
Një problem të tillë së fundmi e ka deklaruar edhe këngëtarja shqiptare Soni Malaj, e cila ua bën me dije ndjekësve të bëjnë kujdes nga mashtrimet.
Ajo sqaron se nuk është duke zhvilluar ndonjë lojë apo ‘giveaway’, por që profilet false po e bëjnë për përfitime.
“Kujdes nga adresat false që janë hapur me emrin tim për arsye përfitimi. Unë nuk po zhvilloj asnjë shorte, asnjë ‘giveaway’, prandaj kujdes, mos u bëni pre e këtyre mashtrimeve”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë në InstaStory.
Soni ndërkaq ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, por që javë më parë ishte pjesëmarrëse në një koncert virtual të mbajtur në Tiranë. /Telegrafi/