Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ndër vite ka ruajtur një raport të mirë me ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Ajo ka qenë përkrahëse në shumë prej fushatave të Partisë Deomkratike, duke interpretuar në mitingjet e ndryshme të kësaj partie.
Sonin dhe Sali Berishën përveçse puna, i bashkon edhe prejardhja e tyre e përbashkët – Tropoja.
Mediat në Kosovë e Shqipëri ditëve të fundit janë stërmbushur me lajmet mbi shpalljen persona të padëshiruar në ShBA të anëtarëve të familjes së ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Sali Berisha.
Soni Malaj, e cila ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka rrëfyer para moderatorit Arian Çani se i erdhi keq kur mori një lajm të tillë, për familjen Berisha.
“Unë për vite me rradhë kam qenë pjesë e fushatës elektorale të PD me ftesën e z. Berisha.
Ne artistët përgjithësisht mbështesim individët në politikë, jo partitë. Patjetër që më erdhi keq, i uroj shëndet z. Berisha.
Nuk është puna e vajtjes ndoshta se sa gjesti që ti je ‘non grata’. Kujtdo që ti ndodhte kjo do më vinte keq dhe patjetër z. Berisha që e kam dhe patriot”, u shpreh tutje këngëtarja tropojane. /Telegrafi/