Këngëtarja Soni Malaj erdhi më e veçantë se asnjëherë për këtë Shën Valentin.
Më datën 14 shkurt ajo solli projektin e saj më të ri të titulluar “Përgjithmonë”, një baladë dashurie e punuar bukur nga kompozitorja australiane Susie Ahern, dhe me vargje të Taulant Skënderajt.
Kjo baladë fitoi zemrat e gjithë publikut që në momentin e parë që u publikua, gjersa për të gjithë fansat që e deshën pafund këtë këngë, Soni ka edhe një tjetër lajm të mirë.
Ajo së shpejti do të sjell edhe versionin anglisht të kësaj kënge, dhe këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke regjistruar versionin final të këngës “Përgjithmonë” në anglisht.
Ndërkohë “Përgjithmonë” ose “Forever” (siç mendohet të ketë titullin kënga në anglisht) do të plasohet në YouTube edhe me videoklip, i cili në koncept do të jetë i njëjti, dhe do të punohet nga i njëjti bashkëpunëtor, regjisori AleXander. /Telegrafi/