Site icon Telegrafi

Soni Malaj së shpejti do t’i zbulojë sekretet e një trupi joshës

Para tri javësh ka sjell video projektin më të ri, “Te Quiero”, i cili është pritur mirë prej fansave.

Bëhet fjalë për Soni Malajn, e cila njihet edhe për linjat joshëse dhe seksi trupore që posedon.

Këngëtarja ka pohuar se shumë shpejt do ta kenë para vetes publiku recetën e ruajtjes së një trupi të shëndetshëm.

Ajo përmes llogarisë personale në Instagram ka pohuar se do të sjell filmime të stërvitjeve që bën në shtëpi, do të thotë që nuk kemi nevojë të shkojmë në palestër.

“Për të gjithë ju që nuk keni kohë për palestër, shumë shpejt do të sjell filmime profesionale të rutinës sime të ushtrimeve dhe të ushqyerit”, ka shkruar zeshkania ndër të tjerash në rrjetet sociale.

Ndryshe, Soni është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe po mban koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version