Ata janë njohur me njëri-tjetrin dhe kanë nisur dashurinë në spektaklin e “Dancing With the Stars”.
Bëhet fjalë për këngëtaren Soni Malaj dhe balerinin e njohur italian, Mirko Lucarelli.
Ish-çifti kanë qenë për disa vite së bashku, e madje ndajnë edhe një vajzë të quajtur Anna.
Pavarësisht se janë divorcuar që një kohë, ata duket se akoma ruajnë raport të mirë me njëri-tjetrin.
Artistja shqiptare ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen e 41-të dhe me këtë rast nuk ka munguar një dedikim nga ish-partneri.
Mirko ka shpërndarë një fotografi në InstaStory me Sonin dhe i ka uruar përvjetorin e lindjes.
“Gëzuar ditëlindjen”, thuhej në përshkrim.
Kujtojmë që dyshja e famshme u ndanë në vitin 2015. /Telegrafi/