Këngëtarja shumë e dashur për publikun Soni Malaj ka postuar foton e parë me të dashurin Klevin.
Soni Malaj ka zbuluar shumë pak nga privatësia e saj, ajo nuk ka postuar asnjë foto me personin e zemrës që nga fillimi i lidhjes.
Mbrëmjen e djeshme ata kanë qenë bashkë në një darkë festive për 1- vjetorin e organizatës në ndihmë të njerëzve në nevojë “Fundjavë ndryshe”.
Soni e cila më herët bashkë me të bijën i është bashkuar kësaj nisme, mbrëmjen e djeshme shoqërohej nga Klevi, ku të dy janë parë të buzëqeshur.
Soni dhe Klevi janë në një marrëdhënie prej më shumë se një viti të njohur prej një mikesh të përbashkët dhe me sa këngëtarja ka rrëfyer ndihet tejet e lumtur sepse më në fund ka gjetur atë çfarë ajo kërkon tek një partner. /Telegrafi/