Këngëtarja e njohur Soni Malaj është triumfuesja e edicionit të shtatë të spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars Albania”.
Ajo ka arritur të fitojë këtë spektakël së bashku me partnerin e saj në vallëzim, balerinin e njohur Dion Gjinika.
E vlerësuar nga kolegët si konkurrentja që në çdo javë erdhi ndryshe, Soni arriti kështu të kurorëzohet me çmimin e madh të këtij spcektakli.
Ajo ka arritur të lë prapa plot pesë finalistë të tjerë, të cilët gjithashtu dhuruan performanca të mahnitshme përgjatë gjithë natës.
E dyta në këtë garë u rendit gazetarja e njohur Aulona Musta, e cila gjithashtu kishte një paraqitje të mirë në 12 javët e spektaklit.
Nata finale e “Dancingwith the Stars” ka sjell plot surpriza të veçanta për publikun, ndër to edhe një vallëzim të magjishëm me çiftit të njohur Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazit, kjo e fundit ishte prezantuese e spektaklit këtë edicion.
Edicioni i shtatë i “Dancing with the stars” është organizimi i fundit i këtij formati në Shqipëri, dhe në këtë edicion kanë konkurruar emra të njohur që kanë qenë konkurrentë ndër vite në këtë spektakël. /Telegrafi/